Ndërlidhjet

Pasojat e motit të ligë në Evropë


I ftohti i madh me borën e hershme e ka lëshuar pak Evropën pas disa ditë të acarta që morën edhe dhjetëra jetë, por vërshimet kanë zhvendosur mijëra në Ballkan, ndërsa kaosi ende po godet aeoportet e Spanjës.

Në Shqipëri janë evakuuar më shumë se 11 mijë persona nga përmbytjet në zonën e Shkodrës.

Atje mund të arrish vetëm me mjete lundruese ose helikopterë.

Turqia ka dërguar tre helikopterë, ndërsa Greqia dy.

Në vendet tjera temperaturat janë ngritur pak, pas të ftohtit të hidhur që mbyti më shumë se 60 persona, kryesisht në Evropën Qendrore.

Por, temperaturat mbesin në shumë zona nën 0 gradë celsius, ndërsa vdekja e një gruaje dhe burri në Pragë, ngritën numrit e të vdekurve nga të ftohtit në këtë qytet në 6.

Britania, ishte një nga vendet që u godit më së shumti nga dimri i hershëm, ndërsa u detyrua që të ndalojë fluturimet në javën e kaluar.

Ndërkohë, në Spanjë, jo për shkak të kohës, por për shkak të grevës, ende nuk ka kaluar kaosi në trafikun ajror.

Qindra mijëra pasagjerë kanë vazhduar të presin edhe më tej në aeroporte, ndërsa rifilluan fluturimet pas gjendjes së alarmit të shpallur nga qeveria, e cila i detyroi kontrollorët e fluturimeve të kthehen në punë.

Greva vlerësohet se ka goditur 300 mijë pasagjerë.
XS
SM
MD
LG