Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: Peshkaqeni mbyt një turiste gjermane


Një peshkaqen mbyti një turiste gjermane, e cila po notonte afër bregdetit në vendin turistik Sharm El Sheik të Detit të Kuq në Egjipt.

Ngjarja ndodhi sot, pas një varg sulmesh të peshkaqenëve që lënduan disa zhytës, kanë njoftuar zyrtarët shëndetësorë të Egjiptit.

Trupi i 70 vjeçares që doli mbi breg, sipas zyrtarëve kishte të humbur kofshën dhe bërrylin e djathtë.

Egjipti ka vënë ndalesë 48 orëshe të notit në ujërat e Sharm El Sheikut pasi që katër zhytës, tre rusë dhe një ukrainas ishin lënduar nga peshkaqenët javën e kaluar.
XS
SM
MD
LG