Ndërlidhjet

Cërvenkoski e quan qeverinë 'kriminele'


Kreu i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë Branko Cërvenkovski ka porositur në protestën e opozitës në Shkup se nuk do të “pajtohet me mjerimin dhe varfërinë” , ndërkaq e ka akuzuar qeverinë për krimet ne vend.

“Kriminelët më të mëdhenj në vend paraqiten si demokratë, ndërsa kryeministri Nikolla Gruevksi shtyp të gjitha institucionet për të zbatuar politikën e tij”, ka thënë Cërvenkovski në protestën e opozitës.

Ai ka thënë se Maqedonia “po pëson humbje në të gjitha fushat”, duke akuzuar qeverinë se ka shkaktuar ndarje mes qytetarëve.

Protesta në Shkup e mbajtur nën slloganin “Marshi për demokracinë” ka përfunduar pa incidente, ndërsa opozita këmbëngul se në protestë morën pjesë 50 mijë njerëz nga tërë Maqedonia.

Opozita kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
XS
SM
MD
LG