Ndërlidhjet

Rinisin bisedimet mes Iranit e ndërkombëtarëve



Fillojnë sot në Gjenevë bisedimet mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore rreth programeve bërthamore iraniane. Këto janë bisedimet e para në më shumë se një vit.

Fuqitë perëndimore shpresojnë që dy ditët e bisedimeve të çojnë drejt negociatave qënësore me Teheranin, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje, e cila do të krijonte kushtet që Irani të hiqte dorë nga pasurimi i uraniumit.

Qëndrimet e Teheranit kanë lënë të kuptohet se nuk do të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit.

Perëndimi dyshon se Irani synon prodhimin e armëve bërthamore, akuza që hidhen poshtë nga Teherani.
XS
SM
MD
LG