Ndërlidhjet

Donatorët sauditë financojnë militantët sunitë



Donatorët në Arabinë Saudite mbeten “burimi më i rëndësishëm i fondeve” për grupet islamike sunite, përfshi Al Kaidën, Talibanët, Lashkar-e Taiba dhe Hamasin. Ky informacion bëhet i ditur në mesin e dokumentave të diplomacisë amerikane të nxjerra së fundi nga WikiLeaks-i.

Dokumentat nuk akuzojnë qeverinë saudite, por donatorë privatë, të cilat i dërgojnë financimet kryesisht gjatë muajit të ramazanit dhe pelegrinazhit në Mekë.

Në një memorandum të Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton, shkruhet se luftimi i financimit të terrorizmit mbetet “një sfidë e vazhdueshme” në Arabinë Saudite.

Të njëjtat burime pohojnë se dhe vendet e tjera të Gjirit si Katari, Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, mbeten burime të rëndësishme për financimin e militantëve islamikë.
XS
SM
MD
LG