Ndërlidhjet

Shqipëri: Mbi 14 mijë hektarë nën ujë



Zona veriperëndimore e Shqipërisë vazhdon të përballet me përmbytjet. Aktualisht gjenden nën ujë 14'130 hektarë tokë dhe janë përmbytur 2580 shtëpi.

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha i ka bërë thirrje banorëve të zonës që t'i binden thirrjeve për evakuim të kryekomunarëve. Basha e cilësoi gjendjen shumë të rëndë.
Shumica e ministrave gjenden në zonën e Shkodrës ku është ngritur dhe shtabi i emergjencave.
XS
SM
MD
LG