Ndërlidhjet

Eshton po drejton bisedimet me Iranin



Bisedimet mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, rreth programeve bërthamore të Teheranit, filluan sot në Gjenevë. Këto janë bisedimet e para në më shumë se një vit.

Shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, drejton ekipin negociator të përbërë nga përfaqësuesit e Britanisë, Francës, Kinës, Shteteve të Bashkuara, Rusisë e Gjermanisë.

Ndërkombëtarët shpresojnë që bisedimet dy ditore me delegacionin iranian të drejtuar nga Saed Xhalili të çojnë drejt zgjidhjes ku Teherani do të pezullojë pasurimin e uraniumit.

"Ashtu si dhe në bisedimet e mëhershme nuk do të lejojmë të merren nëpër këmbë të drejtat e Iranit. Do të ndjekim të njëjtin kurs edhe në bisedimet më të fundit", tha Xhalili në prag të nisjes së dialogut të sotëm.
XS
SM
MD
LG