Ndërlidhjet

Medvedev arrin në Poloni


Presidenti rus Dimitrij Medvedev ka arritur në Poloni për një vizitë zyrtare, që ka për qëllim përmirësimin e raporteve të Moskës me ish aleatin e Paktit të Varshavës dhe aktualisht anëtarin e BE-së dhe NATO-s.

Medvedev do të takojë liderët përfshirë presidentin Bronislav Komorovski dhe kryeminsitrin Donald Tusk, në bisedimet që do të fokusohen në energji dhe lidhjet tregtare, si dhe për cështjet e sigurisë, përfshirë edhe bashkëpunimin potencial të Rusisë me NATO-n në sistemin e mburojës raketore.

Presidenti polak, në një intervistë për mediat ruse para vizitës së Medvedevit, deklaroi se Varshava mbështet forcimin e bashkëpunimit me Moskës dhe BE-së e NATO-s.

Të premten Rusia i dorëzoi Polonisë një numër dokumentash për masakrën e Katinit, ku shërbimi sekret sovjetik në vitin 1940 vrau 22 mijë oficerë e intelektualë polakë.

Deri tani detajet e masakrës kanë qenë sekrete.
XS
SM
MD
LG