Ndërlidhjet

logo-print

NATO nuk ndal operacionet e natës në Afganistan


Një zëdhënës i NATO-s tha se aleanca do të vazhdojë operacionet e natës në luftën kundër kryengritësve talebanë, pavarësisht kundërshtimeve të fuqishme të afganëve, përfshirë edhe vetë presidentin Hamid Karzain.

Zëdhënësi Xhozef Bloc tha se operacionet e natës- të kryera kryesisht nga forcat speciale- janë pjesë e taktikave të gjera që përdor aleanca kundër militantëve talibanë.

Bastisje të tilla nga trupat amerikane për operacione speciale janë rritur shumë dhe raportohet se gjatë tyre, vetëm në tre muajt e fundit, janë kapur ose vrarë më shumë se 350 kryengritës.
XS
SM
MD
LG