Ndërlidhjet

Dënohet "Continental" për rrëzimin e aeroplanit Concorde


Një gjykatë në Francë ka shpallur fajtore kompaninë Continental Airlines për rrëzimin e aeroplanit Concorde afër Parisit, 10 vjet më parë, ku patën vdekur 113 njerëz.

Gjykata urdhëroi kompaninë me seli në SHBA që të paguajë një gjobë prej 200 mijë eurosh.

Mekaniku i Continental është dënuar me 15 muaj burg me kusht.

Continental pat thënë se kompania e fluturimeve, Air France, ishte fajtore për tragjedinë.

Në korrik të vitit 2000, një aeroplan Concorde i Air France u rrëzua në një hotel jashtë Parisit, pak çaste pasi që ishte ngritur nga toka, duke mbytur 109 njerëz në bord dhe katër në tokë.

Air France tashmë ka paguar 100 milionë euro dëmshpërblim për familjet e viktimave.
XS
SM
MD
LG