Ndërlidhjet

logo-print

Alkooli, puthjet- ndalohen në Kupën e FIFA-s në Abu-Dabi


Mediat raportojnë se tifozët në Kupën Botërore të Klubeve të FIFA-s që mbahet ne Abu Dabi prej 8 deri më 18 dhjetor, duhet të shmangin pirjen e alkoolit dhe puthjet në publik, në mënyrë që t’i përshtaten rregullave myslimane.

E përditshmja emirate, “Emarat Al-Yom”, tha se rregullat janë shtypur në pamflete dhe do të shpërndahen sapo të arrijnë tifozët në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ata po ashtu janë paralajmëruar të mos përdorin drogë as në zona publike e as në ato private, sepse do të ndiqen penalisht.

Zëdhënësja e këshillit organizativ, Shaza al-Rumaithy, është cituar të ketë thënë se shtetet myslimane “kanë traditat e tyre, të cilat duhet të ruhen”.

Ajo ka thënë se bordi i FIFA-s “mbështet”, masat e tilla nga cilido shtet që e organizon kampionatin ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG