Ndërlidhjet

logo-print

Gruevski: Referendum për emrin


Kreu i Qeverisë së Maqedonisë, Nikola Gruevski ka deklaruar se në këtë vend do të zhvillohet referendum me të cilin do të sugjerohet emër tjetër për shtetin.

Gruevski ka thënë për mediat serbe se „Maqedonia nuk dëshiron që të tërhiqet nga emri i saj”, ndërsa do të pranonte ofertën e presidentit serb për ndërmjetësim mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Por, ai ka thënë se nuk dëshiron ta përziejë qëndrimin e Serbisë ndaj kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë si dhe qëndrimin e Maqedonisë ndaj raporteve Beograd-Prishtinë.
XS
SM
MD
LG