Ndërlidhjet

Medvedev: NATO ta përfshijë Rusinë në mburojën raketore


Presidenti Dimitrij Medvedev është cituar të ketë thënë se NATO duhet të sigurojë se Rusia është përfshirë plotësisht në planet e aleancës për mburojën raketore ose do të rrezikojë një garë të re armatimesh.

Medvedev ka bërë këto komente në të përjavshmen polake Wprost, që koincidon me vizitën e tij dyditëshe në Poloni, të cilën e filloi sot.

Muajin e kaluar, NATO dhe Moska u pajtuan që të bashkëpunojunë për mburojën raketore dhe çështjet tjera të sigurisë, në atë që e quajtën si hap historik, meqë vunë mënjanë dallimet.
XS
SM
MD
LG