Ndërlidhjet

Hetime ndaj Koresë Veriore


Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime tha se ka hapur një hetim paraprak për të parë nëse Korea Veriore ka kryer krime lufte ne Korenë Jugore.

Incidentet përfshijnë granatimin e ishullit Jeonpjong, më 23 nëntor, gjatë të cilit u vranë dy marinsë dhe dy civilë të Koresë Jugore, thuhet në një deklaratë të Gjykatës.

Hetimet po ashtu përfshijnë fundosjen e një anije luftarake të Koresë Jugore, e cila u qëllua me armatim të rëndë, që dyshohet se vinte nga Koreja Veriore.

Ngjarja ndodhi më 26 mars dhe la të vrarë 46 njerëz.
XS
SM
MD
LG