Ndërlidhjet

Zvicra bllokon xhirollogarinë e Asanxhes


Banka postare e Zvicrës ka bllokuar xhirollogarinë e themeluesit të WikiLeaks, Xhulian Asanxhe. Banka këtë vendim e ka arsyetuar me faktin që Asanxhe ka raportuar të dhëna të falsifikuara rreth vend-qëndrimit në çastin kur kishte hapur xhirollogarinë.
Xhirollogari në Bankën postare mund të kenë vetëm banorët e Zvicrës dhe shtetasit e këtij vendi.
Supozohet se Asanxhe aktualisht qëndron në Australi, ndërsa Suedia ka shpallur fletë arrest me akuza për dhunim.
XS
SM
MD
LG