Ndërlidhjet

NATO-ja, plan special për Poloninë dhe vendet balltike



NATO-ja kishte vendosur të zgjeronte planet e mbrojtjes për vendet balltike dhe Poloninë pas luftës së vitit 2008 mes Rusisë e Gjeorgjisë.

Dokumentat e diplomacisë amerikane të nxjerra nga WikiLeaks e të publikuara së fundi në Guardian flasin se NATO-ja planifikonte t'i mblidhte së bashku në një skemë rajonale mbrojtje Lituaninë, Letoninë, Estoninë e Poloninë. Emri i strukturës së re do të ishte "Eagle Guardian". Shefat e Aleancës e kanë mbështetur planin këtë vit.

Sipas dokumentave udhëheqësit polakë dhe ata të vendeve balltike ishin shumë të shqetësuar për çështjet e sigurisë pas luftës së gushtit 2008 mes Moskës e Tbilisit.

Të njëjtat burime flasin se Shtetet e Bashkuara ofruan të dërgonin forca speciale detare për tu vendosur në portet e Balltikut dhe të Polonisë.
XS
SM
MD
LG