Ndërlidhjet

Bisedimet për Iranin në ditën e dytë



Përfaqësuesit e Iranit dhe të gjashtë fuqive botërore vazhdojnë sot ditën e dytë të bisedimeve në Gjenevë. Takimi lidhet me programet bërthamore të Iranit dhe shqetësimet e perëndimit se Teherani synon prodhimin e armëve bërthamore.

Raportet e mediave citojnë zyrtarë nga të dyja palët që i kanë cilësuar diskutimet e ditës së parë si "konstruktive". Megjithatë nuk ka asnjë zgjidhje për kërkesën kryesore që Irani të ndalojë pasurimin e uraniumit.

Bisedimet për palën iraniane po drejtohen nga Saed Xhalili, kurse për ndërkombëtarët nga shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton.
XS
SM
MD
LG