Trupat britanike mund të fillojnë largimin nga Afganistani nga viti tjetër, tha kryeministri Dejvid Kamerun.
“Gjithë NATO-ja ka rënë dakord për procesin e tranzicionit që nis në fillim të vitit tjetër. Deri në vitin 2014 do t’i dorëzojmë trupave afgane, provincë pas province, përgjegjësitë e sigurisë”, tha Kamerun gjatë një konference për shtyp me presidentin afgan, Hamid Karzai.
Kamerun vizitoi dhe bazën ushtarake britanike në rajonin e Helmandit, rajon që njihet si një nga bazat e talibanëve.
Në kuadër të forcës shumëkombëshe veprojnë 9500 trupa britanike.