Ndërlidhjet

logo-print

NATO-ja përpiqet të sigurojë Rusinë



NATO-ja përsëriti sot se Aleanca dhe Rusia nuk paraqesin kërcënim për njëra-tjetrën.

Deklarata vjen pas publikimit të dokumentave të klasifikuara të diplomacisë amerikane, ku flitej për planet e NATO-s që të zgjeronin mbrojtjen për vendet Balltike dhe Poloninë. Vendimi ishte marrë pas luftës Rusi-Gjeorgji në gusht të vitit 2008.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku nuk konfirmoi planet për mbrojtjen rajonale. Ajo theksoi se NATO-ja "ka pasur, ka dhe do të ketë gjithmonë planet e duhura për mbrojtjen e të gjithë aleatëve".

Ligjvënësit rusë kanë kërkuar nga i dërguari i rus në NATO që të kërkojë shpjegime mbi planet.
XS
SM
MD
LG