Ndërlidhjet

Gjeorgji: Janë arrestuar 6 agjentë të dyshuar rusë


Gjeorgjia sot e ka akuzuar Rusinë se ka dorë në një varg sulmesh me bomba dhe ka njoftuar se ka arrestuar 6 vetë.

Ministria e brendshme e Gjeorgjisë tha se gjashtë gjeorgjianë, të dyshuar se janë rekrutuar nga ushtria e Rusisë, ishin arrestuar gjatë fundjavës, ndërsa kërkohen edhe dy të tjerë.

Ka dyshime se ata janë rekrutuar nga një oficer i inteligjencës së ushtrisë ruse, në rajonin separatist gjeorgjian të Abkhazisë, për t’i kryer gjashtë shpërthime. Aktualisht, nga një shpërthim i tillë është vrarë një grua.

Njëri nga shpërthimet ndodhi afër Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tbilisi.

Në fillim të muajit të kaluar, Gjeorgjia tha se e kishte shkatërruar një unazë spiunimi të sponsorizuar nga Rusia, duke arrestuar katër shtetas rusë dhe nëntë gjeorgjianë.

Rusia e kishte hedhur poshtë këtë rast duke e cilësuar si “fabrikim”.

Raportet ndërmjet të dy vendeve mbeten të tensionuara, prej luftës në gusht të vitit 2008, lidhur me rajonin separatist gjeorgjian, Osetia Jugore, që mbështetet nga Rusia.
XS
SM
MD
LG