Ndërlidhjet

Shkodër: Situata vazhdon të mbetet kritike


Në qarkun e Shkodrës është shënuar disi një përmirësim, por situata e krijuar nga vërshimet vazhdon të mbetet kritike, raportojnë mediat në Shqipëri.

Për më tepër se një javë, Shkodra është përmbytur si pasojë e shirave të dendur, fryerjes së liqenit të Shkodrës dhe lumenjëve Buna, Drini e Kiri dhe nga shkarkimet e HEC-it.

Kryeministri Sali Berisha sot ka vlerësuar se situata në qytetin e Shkodrës, është ndër situatat më të rënda në 150 vitet e fundit në Shqipëri.

Ai ka garantuar se një projekt rehabilitimi do të nisë së shpejti, për t’iu shmangur vërshimeve të tjera në Shkodër.

Zoti Berisha ka theksuar se nën ujë janë 14 mijë hektarë tokë, përfshirë edhe 40% të qytetit të Shkodrës.

Nga ana tjetër, Grupi parlamentar i Partisë Socialiste në opozitë, e ka akzuar qeverinë se nuk ka marrë masa në kohën e duhur për parandalimin e vërshimeve.

Deputetët socialistë, që i përfaqësojnë banorët e zonave të përmbytura, e kanë akuzuar qeverinë për “inefiçencë” në parandalimin e përmbytjeve.

Lideri socialist, Edi Rama, deklaroi se kjo përmbytje është pasojë e braktisjes 20 vjeçare nga qeveria, e jo vetëm nga fatëkeqësia natyrore.
XS
SM
MD
LG