Ndërlidhjet

logo-print

Shkodër: Situata vazhdon të mbetet kritike

  • RFE /RL

Shkodër

Shkodër

Në qarkun e Shkodrës është shënuar njëfarë përmirësimi, por situata e krijuar nga vërshimet vazhdon të mbetet kritike, raportojnë mediat në Shqipëri.

Për më tepër se një javë, Shkodra është përmbytur si pasojë e shirave të dendur, fryrjes së liqenit të Shkodrës dhe lumenjve Buna, Drini e Kiri, si dhe nga shkarkimet e hidrocentraleve.

Kryeministri Sali Berisha sot ka vlerësuar se situata në qytetin e Shkodrës është ndër më të rëndat në 150 vjetët e fundit në Shqipëri.

Ai ka garantuar se një projekt rehabilitimi do të nisë së shpejti, për t’iu shmangur vërshimeve të tjera në Shkodër.

Zoti Berisha ka theksuar se 14 mijë hektarë tokë janë nën ujë, përfshirë edhe 40% të qytetit të Shkodrës.

Nga ana tjetër, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste në opozitë e ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa në kohën e duhur për parandalimin e vërshimeve.

Deputetët socialistë, që i përfaqësojnë banorët e zonave të përmbytura, e kanë akuzuar qeverinë për “inefiçencë” në parandalimin e përmbytjeve.

Lideri socialist, Edi Rama, ka deklaruar se kjo përmbytje është pasojë e braktisjes 20-vjeçare nga qeveria, e jo vetëm fatkeqësi natyrore. (f.b.)

Lexoni edhe këtë: Mbi 14 mijë hektarë nën ujë
XS
SM
MD
LG