Ndërlidhjet

Bruksel: NATO-ja dhe Rusia nuk paraqesin rrezik për njëri-tjetrin


NATO-ja ka theksuar përsëri sot se aleanca veri-atlantike dhe Rusia nuk parqesin rrezik për njëri-tjetrin.

Kjo deklaratë u bë pasi mesazhet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, të publikuara në WikiLeaks, tregojnë se NATO-ja, kishte vendosur t’i zgjeroj planet e saj për mbrojtjen e vendeve baltike dhe të Polonisë, pas luftës së shkurtër në vitin 2008, ndërmjet Rusisë e Gjeorgjisë.

Sipas mesazheve diplomatike amerikane, të publikuara nga WikiLeaksi, shefat e NATO-s e kishin mbështetur planin këtë vit.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, nuk i ka konfirmuar planet e raportuara, që parashihnin grupimin e Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë, në një skemë të re mbrojtëse rajonale.

Por, ajo theksoi se NATO-ja “gjithnjë kishte dhe do të vazhdoj të ketë plane përkatëse për mbrojtjen e aleatëve”.

Në komentet për agjencinë ruse Interfaks, zëvendës kryesuesi i Komitetit për marrëdhënie të jashtme të Parlamentit rus, Leonid Slutsky, tha se i dërguari i Rusisë në NATO, duhet të kërkoj shpjegim zyrtar për planin, i cili ka rrjedhur në publik.
XS
SM
MD
LG