Ndërlidhjet

Irlandë: U shpall buxheti emergjent për vitin 2011


Ministri i financave i Irlandës, Brian Lenihan, sot e ka paraqitur buxhetin emergjent për vitin 2011, duke thënë se Irlanda duhet të ndërmarrë shkurtimet më të mëdha në historinë e saj.

Ky buxhet përmbanë 4.5 miliardë euro në shkurtime të shpenzimeve dhe 1.5 miliardë euro në rritjen e taksave.

Ministri Lenihan tha se masat janë një çmim i pashmangshëm për ruajtjen e këtij shteti, me borxhe të mëdha, nga falimentimi.

Buxheti duhet të votohet edhe në Parlament.
XS
SM
MD
LG