Ndërlidhjet

Bruksel: BE mbështet hyrjen e Rusisë në OBT


Një zëdhënës i Bashkimit Evropian thotë se BE-ja sot e ka mbështetur hyrjen e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Kjo mbështetje ia hapë dyert Moskës për pranim në OBT në vitin 2011.

Duke folur në samitin njëditësh BE-Rusi në Bruksel, presidenti rus, Dmitri Medvedev, tha se “kemi arritur një marrëveshje shumë të rëndësishme” dhe shtoi se është “shumë i kënaqur”.

Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, tha se marrëveshja shënon “pikë të rëndësishme” në raporte, duke shtuar se “është perspektivë realiste që Rusia të bëhet anëtare e OBT-së në vitin 2011”.

Rusia, që tash e 17 vite ka zhvilluar negociata për hyrje në OBT me 153 anëtarë, është fuqia e fundit botërore, që ende nuk i është bashkuar kësaj organizate globale të tregtisë.

Bashkimi Evropian është partneri më i madh tregtar i Rusisë.
XS
SM
MD
LG