Ndërlidhjet

SHBA: Nuk do të ketë garë të re armësh me Rusinë


Një diplomat i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit ka hedhur poshtë pohimet për një garë të re armatimesh me Rusinë.

Ndihmës sekrettari i shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Filip Gordon bëri këto komente gjatë një konference me gazetarë në Uashington.

Në samitin e NATO-s në Lisbonë në muajin e kaluar, liderët e NATO-s refuzuan një ofertë të presidentit rus Dimitrij Medvedev që ta bashkojnë programin e tashëm rus të mburojës raketore me atë që po ndërtohet nga aleanca për ta mbrojtur Evropën dhe SHBA-të nga kërcënimet prej raketave balistike.

Si reagim ndaj kësaj, Medvedev parashikoi një garë të re armatimesh, nëse NATO dhe Rusia nuk arrijnë marrëveshje mbi mburojën raketore.
XS
SM
MD
LG