Ndërlidhjet

Bastisje në kërkim të Goran Haxhiqit


Përfaqësuesit e Shërbimit për zbulimin e krimeve të luftës nga mëngjesi kanë kryer kërkime në dy lokalitete në Novi Sad në përpjekje për të gjetur dokumente, që do të tregonin se ku fshihet i kërkuari i Tribunalit të Hagës, Goran Haxhiq.

“Që nga orët e mëngjesit, më urdhër të prokurorit për krime lufte, Vladimir Vukçeviq, pjesëtarët e shërbimit për zbulimin e krimeve të luftës kanë bastisur dy lokalitete në Novi Sad, shtëpinë dhe banesën e të afërmve të Goran Haxhiqit”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë, Bruno Vekariq.
XS
SM
MD
LG