Ndërlidhjet

SHBA s'kërkon më pezullimin e ndërtimeve në B. Perëndimor


Shtetet e Bashkuara po i japin fund përpjekjeve për të ripërtërirë pezullimin e ndërtimit të vendbanimeve hebreje në Bregun e okupuar Perëndimor.

“Kemi menduar për një periudhë kohore se pezullimi, e pastaj vazhdimi i moraturiumit, mund të jetë mekanizmi më i mirë për të avancuar dialogun kuptimplotë dhe të qëndrueshëm në mes të palëve. Kemi ardhur në përfundim se kjo nuk është baza më e mirë për të shkuar përpara”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Filip Krouell.

Ai tha se SHBA po shqyrton kthimin në bisedimet indirekte.
XS
SM
MD
LG