Ndërlidhjet

logo-print

Palestinezët të shqetësuar me dështimin amerikan për vendbanime


Zyrtarët palestinezë kanë shprehur sot shqetësim me dështimin e Shteteve të Bashkuara, që ta bindin Izraelin për bllokimin e ndërtimit të vendbanimeve, me qëllim që të mundësohen negociatat direkte për paqen në Lindjen e Mesme.

Shtetet e Bashkuara deklaruan mbrëmë se po tërhiqeshin nga përpjekjet për ta bindur Izraelin, që ta bllokoj për 90 ditë ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor.

Administrata amerikane tash shpreson në mbajtjen e bisedimeve të ndara me izraelitët dhe palestinezët, lidhur me mënyrën se si të lëvizet përpara.

Zyrtari i lartë palestinez, Yasser Abed Rabbo, tha se Shtetet e Bashkuara kanë marrë “goditje” nga Izraeli, ndërsa zëdhënësi qeveritar Ghassan Khatib, ka përsëritur se ndalja e zgjerimit të vendbanimeve është parakusht për bisedime.

- Është krejtësisht fatkeqe, që përpjekjet amerikane për ta bindur Izraelin, që ta ndalë zgjerimin e vendbanimeve nuk janë të suksesshme, pasi pala palestineze beson se ndalja e zgjerimit të vendbanimeve izraelite është kërkesë e domosdoshme për negociata të suksesshme dhe kumptimplote për paqe, tha Khatib.
XS
SM
MD
LG