Ndërlidhjet

Shqipëri: Në zonat e vërshuara – ulje e nivelit të ujit për 30 cm


Përmirësimi i motit ka ndikuar që niveli i ujit në zonat e përmbytura të Shkodrës, të shënoj ulje për 30 centimetra.

Megjithatë, situata në këtë rajon vazhdon të mbetet kritike, pasi ende nën ujë gjenden mbi 13 mijë hektarë tokë, ndërsa numri i shtëpive të vërshuara është afro 2700, raportojnë mediat në Tiranë.

Sipas Shtabit të emergjencave civile në Shkodër, më së tepërmi përmirësime ka në zonat, që janë vërshuar nga derdhja e lumit Drin. Tërheqje e ujit është shënuar edhe në komunën Kuç, fshatin Ashtë të komunës Bushat, e të tjera.

Raportohet se qarkullimi i automjeteve bëhet jo vetëm në aksin rrugor kombëtar Shkodër – Tiranë, por edhe në drejtim të Velipojës.
XS
SM
MD
LG