Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmet arjore – dy ushtarë afganë të vrarë


Ministria e mbrojtjes e Afganistanit njoftoi se nga një sulm ajror i forcave ndërkombëtare, janë vrarë dy ushtarë afganë dhe pesë të tjerë janë plagosur.

Kjo ministri e ka dënuar incidentin, i cili ndodhi mbrëmë, në fshatin Charkh të provincës Logar.

Një zëdhënëse e Forcës Ndërkombëtare Ndihmëse të Sigurisë, që udhëhiqet nga NATO-ja, tha se në vendin e ngjarjes është dërguar një ekip për hetimin e incidentit.

Ajo ka refuzuar të bëjë komente të tjera.

Viktimat civile dhe vrasjet nga i ashtuquajturi “zjarr joarmiqësor” në mesin e forcave të sigurisë afgane, shpeshherë ishin burim i përplasjeve ndërmjet qeverisë së presidentit Hamid Karzai dhe forcave ushtarake perëndimore.

Konflikti në Afganistan po zgjatë tash e nëntë vite.
XS
SM
MD
LG