Ndërlidhjet

Santiago: Nga zjarri në burg – 81 vetë të vdekur


Nga zjarri në një burg në kryeqytetin e Kilit, Santiago, janë vrarë 81 të burgosur, ndërsa 19 të tjerë janë plagosur seriozisht.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çka e shkaktoi këtë zjarr në burg, për të cilin mediat raportojnë se zyrtarisht ka vend për 700 të burgosur, por në të ndodheshin 1900.

Raportohet se zjarrfikësit intervenuan dy orë pas përhapjes së zjarrit.

Familjarët e të burgosurve i thanë Televizionit shtetëror se policia i kishte mbyllur daljet e burgut, duke penguar qasjen e zjarrfikësve.
XS
SM
MD
LG