Ndërlidhjet

Gejts: Amerikanët po i detyrojnë talibanët të tërhiqen


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, tha sot se pjesëtarët e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara i kanë detyruar talibanët që të tërhiqen, gjatë njëres prej betejave më të ashpra në pjesën jugore të Afganistanit.

Duke folur në një bazë ushtarake amerikane në provincën Helmand, zoti Gejts tha se ushtarët amerikanë kishin “bërë ndryshim”, prej se kishin arritur në rajon, në verë të vitit 2009.

Megjithatë sekretari Gejts, tha se kryengritja nëntë vjeçare është larg nga disfata.

Këto komente ai i bëri para se Shtëpia e Bardhë ta shqyrtoj rritjen prej 30 mijë trupave, të miratuar nga presidenti Barak Obama, në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Në Afganistan aktualisht gjenden afro 100 mijë ushtarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG