Ndërlidhjet

Shkup: Gruevski e shqyrton kërkesën për zgjedhje


Partia VMRO-DPMNE e kryeministrit, Nikolla Gruevski, sonte do të vendosë nëse do ta mbështesë kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Paraprakisht Gruevski është konsultuar me partnerët maqedonas të koalicionit qeveritar, por, nga ky takim nuk janë dhënë detaje nëse zgjedhjet mbështeten edhe nga këto parti.

LSDM-ja opozitare e paraqiti kërkesën për zgjedhje, në marshin protestues, që e organizoi të dielën në Shkup.

Ndërkohë, kundër zgjedhjeve është deklaruar partia shqiptare në qeveri, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Sipas kësaj partie, së pari duhet të zgjidhet kontesti rreth emrit me Greqinë dhe më pas të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Partitë e tjera shqiptare në opozitë, PDSH dhe DR, mbështesin mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
XS
SM
MD
LG