Ndërlidhjet

logo-print

Hagë: Haradinaj lirohet përkohësisht nga burgu


Tribunali i Hagës e ka miratuar kërkesën për ta liruar përkohësisht nga burgu Ramush Haradinajn.

Atij i lejohet qëndrimi në Kosovë nga 17 dhjetori e deri më 14 janar 2011, me disa kushte, ndërsa kushti kryesor është që ai të mos largohet nga Prishtina, të mos bëjë asnjë deklaratë publike dhe çdo të dytën ditë të paraqitet në policinë e EULEX-it, raportojnë mediat në Prishtinë.


Haradinaj kishte bërë kërkesë për lirim të përkohshëm, për të qenë afër bashkëshortes së tij, e cila në këtë periudhë kohore, pritet ta lind fëmijën e tretë të tyre.

Raportohet se Tribunali i Hagës, e ka refuzuar kërkesën e ngjashme, që e ka bërë Lah Brahimaj.
XS
SM
MD
LG