Ndërlidhjet

Haradinaj lirohet përkohësisht nga burgu


Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj
Tribunali i Hagës e ka miratuar kërkesën për ta liruar përkohësisht nga burgu Ramush Haradinajn.

Atij i lejohet qëndrimi në Kosovë nga 17 dhjetori deri më 14 janar, 2011, me disa kushte: të mos largohet nga Prishtina, të mos bëjë asnjë deklaratë publike dhe çdo të dytën ditë të paraqitet në policinë e EULEX-it, njofton Tribunali.

Haradinaj kishte bërë kërkesë për lirim të përkohshëm, për të qenë afër bashkëshortes së tij, e cila në këtë periudhë kohore pritet të lindë fëmijën e tretë të tyre.

Raportohet se Tribunali i Hagës e ka refuzuar kërkesën e ngjashme që e ka bërë Lah Brahimaj.
XS
SM
MD
LG