Ndërlidhjet

Hagë: Shlivançanin u dënua me 10 vjet burg


Tribunali i Hagës sot e ka dënuar me 10 vjet burg, ish oficerin e lartë të ish Jugosllavisë, Veselin Shlivançanin, për krime kundër të burgosurve kroatë në Ovçarë afër Vukovarit, në vjeshtë të vitit 1991.

Ky vendim është i plotfuqishëm.

Në këtë mënyrë, Këshilli i apelit, pas shqyrtimit të jashtëzakonshëm, e ka anuluar vendimin e tij të mëparshëm, i cili ishte i plotfuqishëm, e me të cilin, në maj të vitit 2009, Shlivançanin ishte dënuar me 17 vjet burgim, për shkak të ndihmës dhe mbështetjes së vrasjeve të 194 të burgosurve kroatë në Ovçarë.

Veselin Shlivançanin është shpallur fajtor për ndihmë dhe mbështetje në torturimin e të burgosurve të përmendur.

Duke e kumtuar vendimin, gjyqtari kryesues, Theodor Meron, tha se këshilli e ka pasur parasysh deklaratën e dëshmitarit të mbrojtjes, Miodrag Paniq, si fakt të ri të besueshëm, injormi i të cilit, do të thoshte se drejtësia nuk është zbatuar.

Dëshmitari Miodrag Paqniq, ishte kryeshef i brigadës së gardës së ish ushtrisë jugosllave.
XS
SM
MD
LG