Ndërlidhjet

Shkup: Maqedonia dhe FMN-ja pajtohen për kredi


Maqedonia dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) kanë arritur marrëveshjen për një linjë kredituese parandaluese në vlerë prej 480 milionë euro.

Anëtari i delegacionit të FMN-së në Shkup, Wes McGrew, tha sot se nëse kredia lejohet nga bordi i drejtorëve të FMN-së, atëherë Maqedonia do të jetë në gjendje t’i marrë deri në 400 milionë euro gjatë vitit të parë dhe 80 milionë shtesë në vitin e dytë.

Ministri i financave i Maqedonisë, Zoran Stavreski, tha se miratimi final i kredisë së FMN-së do t’i përmirësoj kushtet për emetimin e letrave me vlerë në euro.
XS
SM
MD
LG