Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Obama e falënderon Komorowskin për mbështetje


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, sot e ka falënderuar presidentin e Polonisë, Bronislaw Komorowski, për mbështetjen e marrëveshjes së re START, si fqinje e Rusisë. Të dy presidentët u takuan sot në Shtëpinë e Bardhë.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia e nënshkruan marrëveshjen e re strategjike për reduktim të armatimit atomik, në muajin prill të këtij viti.

Marrëveshja duhet të miratohet në Senatin amerikan.

“Jam i sigurt se ne do të jemi në gjendje ta kemi marrëveshjen START për diskutim, për debat lidhur me të dhe për ta kompletuar, para se të shkojmë në pushim”, tha Barak Obama.
XS
SM
MD
LG