Ndërlidhjet

SHBA: U arrestua një i dyshuar për sulm me bombë


Prokurorët federalë të Shteteve të Bashkuara thanë se një person nga Merilendi është arrestuar pas një operacioni të agjencisë FBI, për përpjekje për sulm me makinë-bombë, kundër një qendre rekrutuese ushtarake.

Zyrtarët thanë se bomba, të cilën ai dëshironte ta përdorte, ishte false dhe e furnizuar nga qeveria.

Në njoftimin e zyrës së prokurorit të SHBA-ve në Baltimor, thuhet se “nuk kishte rrezik për publikun, pasi eksplozivi ishte inert, ndërsa i dyshuari ishte monitoruar me kujdes nga agjencitë për disa muaj”.

Në këtë njoftim thuhet se i dyshuari kishte për qëllim ta sulmoj një qendër rekrutuese në Katonsuil të Merilendit.

Televizioni amerikan raportoi se i dyshuari ishte me shtetësi të Shteteve të Bashkuara, me origjinë nga Nikaragua, ndërsa së fundit ishte konvertuar në fenë islame.
XS
SM
MD
LG