Ndërlidhjet

SHBA: Një serb i Bosnjës akuzohet se ka gënjyer


Prokurorët federalë në Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar një serb të Bosnjës, se e ka fshehur rolin e tij në ekzekutimin e mijëra myslimanëve, në vitet e 90-ta, në mënyrë që të mund të hynte në Amerikë.

Serbi i Bosnjës, Mllagjen Cvijanoviq, kishte kërkuar status të refugjatit në Shtetet e Bashkuara në vitin 2002.

Por, dokumentet e zbuluara tejoqeanit, sugjerojnë se Cvijanoviq ishte oficer policie në Ministrinë e brendshme të Republikës Serbe.

Dokumentet, poashtu, paralajmërojnë se në vitin 1995, ai dhe njësia e tij, ishin urdhëruar t’i mbështetnin forcat ushtarake serbe, derisa ata i pengonin myslimanët e Bosnjës, që të largohen nga Srebrenica. Mijëra prej tyre, pëfundimisht, ishin ekzekutuar.
XS
SM
MD
LG