Ndërlidhjet

logo-print

Rusia kërkon përgjigje nga NATO-ja



Moska po kërkon shpjegime nga NATO-ja pas publikimit të dokumentave të diplomacisë amerikane ku flitej për plane sekrete për ngritjen e një strukture rajonale mbrojtje për vendet balltike dhe Poloninë.

Vendimi, sipas dokumentave të nxjerra nga WikiLeaks-i, ishte marrë pas luftës së vitit 2008 mes Rusisë e Gjeorgjisë. Vendet fqinje me Rusinë, aktualisht anëtare të NATO-s, ishin të shqetësuara për synimet e Rusisë.

Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov tha se Moska ka të drejtë t’i ketë përgjigjet lidhur me ato çfarë shkruhet në dokumentat e nxjerra nga WikiLeaks.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, tha se Aleanca nuk i komenton informacionet e nxjerra në dokumentat e publikuara nga WikiLeaks-i. Rasmusen theksoi se NATO-ja nuk e shikon Rusinë si kërcënim.
XS
SM
MD
LG