Ndërlidhjet

Haiti: Rezultatet e zgjedhjeve nxisin protesta

  • RFE /RL

Mijëra demonstrues u kanë vënë zjarrin ndërtesave në Porto-Prins të Haitit, duke protestuar kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale. Nga dhuna që pasoi, së paku tre persona kanë humbur jetën, raportojnë agjencitë e huaja të lajmeve.

Dyshimet ndaj rezultateve u rritën pasi ambasada amerikane në këtë qytet tha se shifrat janë "në kundërshtim" me ato të vëzhguesve vendorë e ndërkombëtarë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara është shprehur e shqetësuar rreth "dyshimeve për mashtrim", por u ka bërë thirrje haitianëve të qëndrojnë të qetë dhe t'i zgjidhin mosmarrëveshjet në rrugë ligjore.

Rezultatet e Këshillit të Përkohshëm Zgjedhor flasin për fitoren e ish-Zonjës së Parë, Mirlande Manigat, me 31 për qind të votave. Ajo pasohet nga Juda Celestin, anëtar i partisë së presidentit Rene Preval, dhe ylli i popit haitian, Majkëll Martelli.

Zgjedhjet e kontestuara dhe ndonjë trazirë e mundshme politike "mund të jenë një tjetër pengesë në rimëkëmbjen e vendit nga tërmeti i janarit", i cili la qindra mijëra viktima. (v.t.)


XS
SM
MD
LG