Ndërlidhjet

Vende të Evropës Juglindore përballen me plakjen



Katër vende nga Evropa Lindore dhe Juglindore përballen me problemin e plakjes së popullsisë, ka tërhequr vërejtjen Banka Botërore. Kjo e fundit ka kërkuar marrjen e masave urgjente për të ndryshuar gjendjen aktuale.

Bullgaria, Kroacia, Letonia dhe Polonia kanë një rritje të ndjeshme të grupmoshës mbi 65 vjeç në 50 vitet e ardhshme, thuhet në një studim të Bankës Botërore.

Këto vende duhet t'i japin përgjigje urgjente sistemeve pensionale dhe qëndrueshmërise fiskale.

XS
SM
MD
LG