Ndërlidhjet

logo-print

Policia e Kosovës bastisje për trafikimin "Sim to Sim"



Policia e Kosovës po vazhdon bastisjet e një varg lokacionesh në lidhje me aktivitetet e kundërligjshme “Sim to Sim”. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka i tha Radios Evropa e Lirë se deri më tani nga mbi 140 pjesëtarë të policisë janë bastisur rreth 30 lokacione.

“Bëhet fjalë për një hetim disamujor të zhvilluar nga Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsionin për trafikimin Sim to Sim”, bëri të ditur ai.

Beka nuk përjashtoi mundësinë që të ketë arrestime lidhur me këtë hetim që thuhet se ka dëmtuar me miliona euro Postë-Telekomin e Kosovës.

“Ka pasur persona të shoqëruar në stacione policore. Me siguri se do të ketë arrestime”, theksoi ai.

Sistemi SIM to SIM përdorët për të zëvendësuar gjatë komunikimit rrjetin ndërkombëtar telefonik mes dy shteteve me komunikim nëpërmjet rrjeteve ilegale. Kjo vjedhje realizohet nëpërmes të ashtuquajturve “Sim Boxe”.
XS
SM
MD
LG