Ndërlidhjet

logo-print

Gjukanoviq: Ballkanit i duhet më tepër ndihmë nga BE-ja


Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian, që të jetë më tepër aktiv në ndihmën për integrimin e Ballkanit me Perëndimin, në përpjekje për të siguruar stabilitet ekonomik dhe investime.

Ai e ka akuzuar BE-në për ndjekjen e politikës së “ripërtritjes së dëmeve”, në vend të politikës së mbështetjes së plotë të rajonit të varfër, të trazuar nga luftërat në vitet e 90-ta, për përshpejtimin e procesit drejt pranimit të BE.

“Jam i bindur se integrimi në BE dhe unifikimi në Ballkanin Perëndimor është, në një masë të njejtë, në interesin më të mirë të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor”, i tha agjencisë Reuters, kryeministri i Malit të Z, Millo Gjukanoviq.

Sipas tij, “BE-ja do të duhej të ishte e interesuar në udhëheqjen e politikës aktive të integrimit” dhe shtoi se “problemet duhet të parandalohen”.
XS
SM
MD
LG