Ndërlidhjet

Oslo: Mbahet ceremonia e dorëzimit të çmimit Nobel për Paqe


Sot mbahet ceremonia e dorëzimit të çmimi Nobel Për Paqe, por fituesi i saj, disidenti kinez, Liu Xiaobo, nuk do të jetë i pranishëm, pasi ai është i burgosur në Kinë.

Komiteti i Çmimit Nobel për Paqe i ka hedhur poshtë akuzat e Pekinit, se po përpiqet t’i imponoj idetë perëndimore ndaj Kinës, duke thënë se vendimi për dhënien e Çmimit Nobel, ishte i bazuar në “vlera universale”.

Tetëmbëdhjet vende, përfshirë Rusinë, Kazakistanin, Iranin, Irakun, Afganistanin dhe Serbinë, kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në këtë ceremoni.

Grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, para mbajtjes së ceremonisë, e kanë kritikuar Kinën për goditje gjithëpërfshirëse kundër atyre që mendojnë ndryshe, duke e parandaluar fituesin Liu Xiaobo, dhe familjen e tij, që të marrin pjesë në ceremoninë në Oslo të Norvegjisë.
XS
SM
MD
LG