Ndërlidhjet

logo-print

WikiLeaks: Kosova po rrëshqet kah ndarja


Diplomatët e Shteteve të Bashkuara kanë tërhequr vërejtjen se “pavendosmëria dhe dobësia” evropiane, do të mund të krijonte një kontroll të fuqishëm serb ndaj pjesës veriore të Kosovës, shkruan e përditshmja londineze, Gardian, në numrin e sotëm, duke u mbështetur në dokumentet diplomatike amerikane të publikuara nga WikiLeaksi.

Gazeta mëtutje shkruan se Shtetet e Bashkuara frikësohen se Evropa do t’i nënshtrohej presionit serb që Kosova të ndahet, lëvizje kjo për të cilën diplomatët kanë tërhequr vërejtjen se mund të nxisë dhunë etnike.

Mesazhet e rrjedhura të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, të publikuara nga WikiLeaksi, tregojnë se zyrtarë të lartë të Serbisë, privatisht, i kanë thënë Uashingtonit dhe Bashkimit Evropian, se qeveria e Kosovës kurrë nuk do ta marrë kontrollin e plotë të territorit të kontestuar – dhe në mënyrë indirekte kanë bërë presion për ndarje, shkruan Gardian.

Zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara e kanë kundërshtuar fuqishëm atë që ata e shohin si fushatë e orkestruar dhe e durueshme e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, për ndarjen e Kosovës, që nëse do të jetë e suksesshme, do t’i shkaktonte disfatë një dekade të politikës së jashtme amerikane.

Lidhur me këtë çështje, zyrtarët e kanë dënuar “pavendosmërinë dhe dobësinë” evropiane, shkruan Gardiani londinez.

“Dështimi për të vepruar së shpejti nënkupton humbjen e Kosovës veriore dhe kjo do ta rihapë kutinë e Pandorës për konflikte etnike, që i definuan vitet e 90-ta” ka shkruajtur ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Christopher Dell, këtë vit.

“Koha është e duhur për t’i mbyllur vitet e tendencës në veri dhe për ta ndryshuar dinamikën e forcimit të ndarjes ndërmjet veriut dhe pjesës tjetër të Kosovës... Situata aktuale është e pambrojtur dhe e përkeqësuar. Qëllimi është që të ndalet përkeqësimi”, ka shkruar zoti Dell, shkruan e përditshmja londineze Gardian, duke u mbështetur në dokumentet diplomatike ntë publikuara në WikiLeaks.
XS
SM
MD
LG