Ndërlidhjet

Pakistan: Mediat kanë botuar lajme të rrejshme nga WikiLeaksi


Disa gazeta kryesore në Pakistan, sot kanë kërkuar falje për botimin e informacioneve të bazuara në publikimet e rrejshme të WikiLeaksit, sipas të cilave zyrtarët amerikanë kanë bërë komente poshtëruese për liderët e Indisë.

Të enjten, Agjencia pakistaneze Online News, ka publikuar raportin në gjuhën angleze, urdu dhe në atë arabe, për mesazhet e falsifikuara diplomatike, që ishin transmetuar nga disa media.

Në këto informacione thuhet se diplomatët e Shteteve vtë Bashkuara i kanë përshkruar gjeneralët e Indisë si të padobishëm, egoistë dhe gjenocidalë dhe se qeveria e Indisë e ka një aleancë të fshehtë me fundamentalistët Hindu.

Gazeta brtianike Gardian, më vonë ka konfirmuar se asnjëri nga raportet e cituara nuk ishin në mesazhet diplomatike të publikuara nga WikiLeaksi.

Gardian ka raportuar se ky ishte rasti i parë që WikiLeaksi është shfrytëzuar për çështje të propagandës.
XS
SM
MD
LG