Ndërlidhjet

Hetime sigurisë, pas sulmit ndaj princit Çarls



Policia britanike do të hetojë masat e sigurisë për personalitetet pas incidentit ku makina e princit Çarls u gjet në mes të protestuesve në Londër.

Në makinë gjendeshin princi Çarls dhe bashkëshortja e tij, Kamila kur demostruesit hidhnin parrulla kundër tyre dhe goditën makinën. Askush nga familja mbretërore nuk u lëndua gjatë incidentit.

Londra u përfshi dje nga protestat e studentëve, të cilët kundërshtojnë rritjen e taksës së universitetit. Tetë policë dhe 13 protestues u plagosën, 34 persona u arrestuan.
XS
SM
MD
LG